Para Udhëtimit

Check-In

U rekomandohet pasagjerëve që, për fluturime me  Easy-Fly mundësisht të paraqiten për përgatitje për fluturim dy orë përpara fluturimit të planifikuar, sepse sportelet mbyllen 40 minuta përpara nisjes.
 

Dokumentet e udhëtimit

Pasagjeri është personalisht përgjegjës që të ketë me vete dokumente të vlefshme identifikimi, të cilat u përgjigjen rregullave qe rekomandon kompania Aircompany dhe Easy-Fly si dhe rregullave për hyrje në vend të secilit cak të fluturimit. Gjobat, dënimet me të holla, pagesat ose harxhimet e çdo lloji si pasojë e mospërfilljes së këtyre rregullave, duhet të barten nga vetë pasagjeri. Për të siguruar respektimin e rregullave, Easy-Fly rekomandon që për të gjitha fluturimet të bartet me vete pasaporta e vlefshme (dhe, nëse është e nevojshme, edhe viza e vlefshme).
 

Foshnjat & shoqërimi

Në qoftë se fëmijët udhëtojnë të pashoqëruar, atëherë vlejnë rregullat ndërkombëtare për të ashtuquajturit „Unaccompanied Minors (UM)“, në mënyrë që edhe pasagjerët e vegjël të mbërrijnë të sigurt në cakun e tyre. Për një udhëtim të tillë special, përgatituni me kujdes së bashku me fëmijën ose fëmijët tuaj.
Udhëzim: për fëmijë të pashoqëruar nuk është e mundur të bëhet rezervimi online.
 
Aircompany i definon fëmijët e pashoqëruar si më poshtë:
  • Fëmijë midis moshës 5 dhe 11-vjeçare; pa person shoqërues prej moshës  15-vjeçare
  • Fëmijë midis moshës 3 dhe 5-vjeçare; me person shoqërues midis moshës 12 deri në 15-vjeçare
  • Sipas dëshirës së prindërve përkujdesja mund të bëhet edhe për fëmijët midis moshës 12 dhe 18-vjeçare.
Rezervimi i fluturimit është i mundur të bëhet vetëm nga prindërit ose nga personi që e pret në aeroport arritjen e fëmijës. Përgatisni të gjitha dokumentet e nevojshme për udhëtim. 
 

Personat me të meta

Në aeroport ose në bord – Aircompany i mbështet njerëzit me të meta me shumë shërbime dhe shërbime ndihmëse, varësisht nga situata. Në aeroportet e Zürich-ut dhe të Prishtinës për pasagjerët me të meta kujdeset personeli i shkolluar posaçërisht për këtë punë. Në shumicën e aeroporteve ju ofrojmë karroca invalidësh dhe mjete transporti me personel shoqërues, për nisje dhe mbërritje. Në aeroplanët tanë mund të hiqen mbështetëset për duar. Ju rekomandojmë pasagjerëve me karrocë invalidësh që të lajmërohen në sportelin Check-In 120 minuta para fluturimit.
 

Rregullat për fluturim

 

Dokumentacioni i nevojshëm për udhëtim

1.    Pasaporta valide
2.    Pasaporta me vizë valide
3.    Soggiorno valide ose Ricevuta
 

Dokumentacioni me të cilin nuk mund të udhëtohet në Itali

1.    Pasaporta pa afat
2.    Richiesta asilo politico
3.    Motivi di giustizia
4.    Studio Toricion/ pa afat
5.    Pasagjeri nuk mund të udhëtojë nëse i ka kaluar afati i vizës Studio Toricion edhe pse posedon Ricevuta
6.    Cure Medica
7.    Pasagjerët me dokumentacion të fotokopiuar nuk  mund të udhëtojnë
 

Bagazhi i lejuar

1.    Çdo person ka të drejtë në 20 kg bagazh
2.    Bagazhi i dorës 5 kg
3.    Për extra bagazh paguhet 8 eur për 1kg

Bagazhi i cili nuk lejohet
Zarzavate, armë-municion, cdo lloj mishi dhe gjëra të lëngshme dhe shpërthyese.
 

Pasagjerët të cilët bartin kafshë
1.    Duhet të posedojnë pasaportën
2.    Vërtetimin nga veterinari
3.    Kafazin me standarde evropiane

Back To Top