EasyFly është themeluar qysh në vitin 2003 në Itali, duke ofruar shërbime të mira dhe korrekte në lëmin e aviacionit. Me punë dhe përkushtim të madh  arriti besim të madh tek pasagjerët duke krijuar edhe klientelë të rregullt.

Në në vitin 2005 fillon me fluturimet Veronë-Prishtinë-Veronë dhe kjo linjë ajrore e bënë Easy Fly që të dalloj nga konkurrentët, gjithnjë duke ofruar shërbimet më korrekte që nuk ishin ofruar nga askush në linjat e Italisë më parë.

Sukseset nuk kishin të ndalur dhe në vitin 2008 hapen zyret e EasyFly edhe në Kosovë, kjo e bënë EasyFly edhe më madheshtore prandaj duke shërbyer me korrektësi arriti që në vitin 2009 të shumëfishoj numrin e pasagjerëve duke ofruar udhëtime në të gjithë botën. Duke parë se kërkesat ishin rritur dhe s’kishin të ndalur, EasyFly starton edhe linjen e re ajrore Bergamo-Prishtinë-Bergamo në vitin 2013.

Dhe hap pas hapi në vitin 2015 vazhdon duke zgjeruar aktivitetet e saj edhe në turizëm duke ju ofruar pasagjerëve të saj edhe pako turistike për Shqipëri, Mal të zi, Greqi dhe Turqi.
Për këto suksese gjithnjë jemi falenderues edhe ndaj partnerëve tanë, që ishin pjesë e arritjeve tona duke mos përjashtuar edhe stafin tonë të palodhshëm që bëri EasyFly të jetë më ndryshe.

Back To Top